Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja vendos veto në OKB për rezolutën që kërkonte armëpushim në Gaza



Shtetet e Bashkuara kanë përdorur të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkonte një armëpushim të shpejtë dhe pa kushte në Gaza, si dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve. Rezoluta u mbështet nga 14 nga 15 anëtarët e Këshillit, përcjell YNetNews.

Ky është hera e gjashtë që SHBA-ja përdor veton për këtë çështje që nga nisja e konfliktit “Iron Swords”.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, kritikoi ashpër rezolutën, duke thënë: “Për disa anëtarë të Këshillit kjo është një shfaqje, për Izraelin kjo është realitet i përditshëm.” Ai shtoi se propozimi nuk dënon Hamasin, as masakrën e 7 tetorit, dhe nuk kërkon çarmatimin e Hamasit. “Kjo nuk është diplomaci, është dorëzim,” theksoi Danon.