
Google DeepMind ka njoftuar një avancim të madh në fushën e inteligjencës artificiale, duke e krahasuar atë me momentet historike të Deep Blue në 1997 dhe AlphaGo në 2016. Versioni i modelit të saj AI, Gemini 2.5, zgjidhi një problem kompleks të botës reale që kishte ngatërruar programuesit njerëzorë dhe u bë modeli i parë AI që fitoi medaljen e artë në një garë ndërkombëtare programimi, e zhvilluar këtë muaj në Azerbajxhan, përcjell Guardian.
Problemi i zgjidhur kërkonte të përcaktohej mënyra më e shpejtë për të shpërndarë një lëng përmes një rrjeti kanalesh në disa depo të lidhura. Modeli arriti të analizonin një numër të pafund mundësish në më pak se gjysmë ore, ndërsa asnjë nga ekipet njerëzore, përfshirë universitetet kryesore nga Rusia, Kina dhe Japonia, nuk e arritën zgjidhjen e saktë.
Megjithëse Gemini 2.5 dështoi në dy nga 12 detyrat e caktuara, performanca e tij e përgjithshme e renditi të dytin mes 139 programuesve më të fortë të nivelit universitar. Google e përshkroi këtë si një “hap të thellë në zgjidhjen abstrakte të problemeve” dhe një moment historik drejt Inteligjencës së Përgjithshme Artificiale (AGI).
Quoc Le, zëvendëspresident i Google DeepMind, tha se kjo arritje është më e gjerë se Deep Blue apo AlphaGo, pasi modeloi të dhëna për problemet e botës reale dhe mund të ndikojë në fusha si dizajnimi i barnave dhe çipave kompjuterikë. Modeli u trajnuar posaçërisht për të zgjidhur probleme komplekse të programimit, matematikës dhe logjikës, duke performuar “po aq mirë sa një nga 20 programuesit më të mirë në botë”.
Ekspertët të tjerë, si Stuart Russell nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley, e shohin arritjen si të rëndësishme, por paralajmërojnë se ndikimi në botën reale mbetet i kufizuar. Michael Wooldridge nga Universiteti i Oksfordit e përshkroi arritjen si “impozante” dhe emocionuese për nivelin e problemit të zgjidhur, megjithëse ai pyeti për fuqinë kompjuterike të nevojshme për këtë performancë.
Ky sukses vjen pas një serie arritjesh të DeepMind: Big Blue (1997) që mposhti Garry Kasparovin në shah, AlphaGo (2016) që mundi kampionin e Go, dhe AlphaFold (2020) që parashikoi strukturat tredimensionale të proteinave, duke çuar deri te Çmimi Nobel për Kiminë në 2024 për Demis Hassabis dhe John Jumper.