Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshime në drejtimin e Bashkisë Cërrik, Florenc Doko zgjidhet kryetari i komanduar


Sot u mblodh Këshilli Bashkiak i Cërrikut,ku u diskutua dhe miratua ndërprerja e parakohshme e mandatit të kryetarit të Bashkisë, Andis Salla.

Ky vendim vjen pas emërimit të tij në postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në qeverinë “Rama 4”.

Në të njëjtën mbledhje, Këshilli vendosi të komandojë në krye të institucionit Florenc Doko, një emër i njohur për qytetin e Cërrikut, i cili ka mbajtur më parë poste të rëndësishme si në bashki, ashtu edhe në institucione të tjera publike.