Vendosni fjalën kyçe....

PS kërkon shkrirjen e Komisionit të Integrimit, BE përgjigjet as mish as peshk


Delegacioni i BE-së i është përgjigjur as mish as peshk pyetjes lidhur me nismën e deputetëve të mazhorancës për të shkrirë Komisionin  e Integrimit Evropian duke e përfshirë atë në Komisionin  e Jashtëm.

Të pyetur nga gazetari Osman Stafa mbi nismën e deputetëve të shumicës dhe nëse ata janë këshilluar me delegacionin e BE-së për këtë nismë.

Në përgjigjen e tij delegacioni i BE-së shkruan se parlamenti është institucion kyç dhe se mezi pret konstituimin  e parlamentit të ri.