Vendosni fjalën kyçe....

Ylli i popit Robbie Williams: T’u japësh telefonin fëmijëve është abuzim


Ylli britanik i muzikës pop, Robbie Williams, ua ndaloi katër fëmijëve të tij të kishin telefona, duke i quajtur ato një formë abuzimi me fëmijët.

ëilliams zbuloi qëndrimin mbi telefonat dhe internetin gjatë një interviste për ITV News London përpara një koncerti në Camden.

“Ata nuk kanë telefona, nuk do kenë telefona për aq kohë sa të jetë e mundur nga ana njerëzore”, tha ai për fëmijët e tij.

“Ata janë në shkollë ku shumë fëmijë të tjerë kanë telefona. Unë jam 51 vjeç. Nuk mund të përballoj natyrën gërryese të internetit, më dhemb, më prish ditën.”

“Si mund t’ia jap këtë gjë një 12-vjeçari? Si mund t’ia jap këtë një shtatëvjeçari? Është abuzim”, shtoi ai.

Breitbart raportoi në prill të këtij viti se aktori Jason Momoa gjithashtu vendosi një ndalim për telefonat dhe televizorin për fëmijët e tij.

“Ne nuk kemi televizor,” tha Momoa përpara premierës së filmit Minecraft.

“Djali im nuk ka telefon. Ai është 16 vjeç dhe nuk ka telefon. Ne jemi ndryshe. Ai do jetë 18 vjeç, më pas do ketë një telefon, do jetë jashtë shtëpisë dhe mund të eksplorojë botën pas kësaj.”