Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky në Uashington, takim me Trump dhe udhëheqës evropianë për përfundimin e luftës


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Uashington për të zhvilluar sot një takim me Presidentin amerikan Donald Trump, ku pritet të diskutohet për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Trump po ushtron presion mbi Ukrainën për të pranuar disa nga kushtet e vendosura nga Rusia, përfshirë heqjen dorë nga Krimea dhe mosbashkimin me NATO-n.

Megjithatë, Zelensky ka përsëritur vijën e kuqe të tij për territorin, duke theksuar se Kushtetuta e Ukrainës e bën të pamundur cënimin e integritetit territorial, shkruan CNN.

Takimi i Zelensky me Trump do të shoqërohet nga udhëheqës evropianë të lartë, përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, Kryeministrin britanik Keir Starmer, Presidentin francez Emmanuel Macron, Kancelarin gjerman Friedrich Merz, Kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe Presidentin finlandez Alexander Stubb.

Qëllimi i takimit është të diskutohet për një marrëveshje paqeje që mund t’i japë fund konfliktit me Rusinë, duke adresuar garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe mundësitë e shkëmbimeve territoriale.