
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar ndaj planit të ministrit izraelit të Financave, Bezalel Smotrich, për zgjerimin e ndërtimeve në Ma’ale Adumim, i cili, sipas saj, do të fragmentonte Bregun Perëndimor dhe do të ndërpriste lidhjen mes Ramallahut dhe Betlehemit, përcjell YNetNews.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se ky plan “do t’i jepte fund përfundimisht zgjidhjes me dy shtete” dhe se “vendbanimet shkelin ligjin ndërkombëtar”. Ai bëri thirrje që Izraeli ta ndalojë menjëherë projektin.