Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në autostradën Levan–Tepelenë, plagoset drejtuesi i motorit



Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si Kafaraj. Një automjet është përplasur me një motor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motorit.

Sipas burimeve, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë, drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të konsiderueshme. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për disiplinimin e trafikut në zonë.