Vendosni fjalën kyçe....

126 paketa ndihmash humanitare hidhen nga ajri në Gaza



Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftoi se gjashtë vende realizuan hedhjen nga ajri të 126 pakove ndihmash humanitare në Rripin e Gazës. Vendet që morën pjesë në këtë operacion janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Egjipti – si dhe për herë të parë, Spanja, Franca dhe Gjermania, përcjell YNetNews.

Hedhja nga ajri e ndihmave përbën një nga format kryesore të dërgimit të ndihmës në Gaza, për shkak të vështirësive të vazhdueshme për të hyrë në territor me mjete tokësore. Situata humanitare në rajon mbetet kritike për shkak të luftës së zgjatur dhe mungesës së ushqimeve, ujit të pijshëm dhe furnizimeve mjekësore.