Vendosni fjalën kyçe....

Drafti për Kodin e ri Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime, nuk jemi përfshirë në hartim


Kreu i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi sot një takim me dyer të mbyllura me gazetarët, ku në qendër të diskutimit ishte krimi zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Dumani bëri me dije se janë depozituar disa kallëzime për shitblerje votash, por sipas tij, ato nuk janë shoqëruar me prova konkrete.

Ai komentoi draftin e ri të Kodit Penal, duke theksuar se nuk janë përfshirë në hartimin e tij dhe ende nuk e kanë marrë zyrtarisht. Sipas Dumanit, debati është i nevojshëm dhe ndryshimet duhet të fokusohen, ndër të tjera, te përcaktimi më i qartë i veprave penale si trafiku i drogës, sipas sasisë dhe llojit.

“Për debatin e Kodit te ri Penal, ka një rendësi jetike për shtetin ligjor, priten diskutime është normale. Debati i parë duhet të ishte bërë, a ishte i nevojshëm Kodi i ri apo te punohej mbi kodin aktual. Un vetë besoj që ka nevoje për ndryshime, për shembull neni për narkotiket, të ndahet sipas sasisë dhe llojit të drogës. është një draft, ne se kemi marrë zyrtarisht, nuk jemi përfshirë në hartimin e tij, kur të na vij do e analizojmë dhe do mbajmë një qëndrim”, tha Dumani.