
Monika Kryemadhi ka reaguar pas njoftimit se ndaj saj është komunikuar zyrtarisht akuza nga SPAK. Në një deklaratë për mediat, ish-kryetarja e LSI-së tha se nuk ka ndërmend të paraqitet personalisht në seancat gjyqësore, duke theksuar se ka angazhime të tjera.
“Avokati im është në një masë sigurie tjetër, por jam e bindur se do kemi një ekip të mirë avokatësh. Kam marrë vesh se kur shkon çështja në gjykatë, mund edhe të mos paraqitem fare, shkojnë avokatët, se kam projektet e mia,” tha Kryemadhi.
Ajo shtoi se është e hapur për ballafaqim me provat e prokurorisë, ndërsa ironizoi përfshirjen e portaleve në dosje.
“Le të nisë gjyqi, provat që ka sjellë Prokuroria, provat që kemi ne dhe do ballafaqohen. Edhe portale janë marrë si provë,” u shpreh Kryemadhi.