Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet komunikimi i akuzave për nënën e Monika Kryemadhit, SPAK kërkon ndarje të mbrojtjes ligjore


Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, është larguar sot nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pa u njohur me akuzat zyrtare, për shkak të një pengese në përfaqësimin ligjor.

Sipas burimeve zyrtare, SPAK ka kërkuar që ajo të paraqitet nesër me një avokat tjetër, pasi nuk lejohet të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës ligjor që mbron edhe Monika Kryemadhin, në përputhje me rregullat për konflikt interesi.

Fatime Kryemadhi ishte thirrur për t’u njohur me akuzat në kuadër të hetimeve për dosjen “Meta-Kryemadhi”, në të cilën janë të përfshirë edhe persona të tjerë të afërt me ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij.

Komunikimi zyrtar i akuzave pritet të bëhet pas përmbushjes së kushteve të mbrojtjes ligjore.