Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me thikë brenda qendrës tregtare në SHBA, 11 të plagosur (Video)


Të paktën 11 persona u goditën me thikë në një Walmart në Michigan, SHBA të shtunën, tha policia. I dyshuari u ndalua në vendngjarje.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se 11 viktima janë shtruar në spital ndërsa Sherifi i Grand Traverse, Michael Shea, u tha gazetarëve se goditjet me thikë ndodhën pranë zonës së arkës dhe dukeshin të rastësishme. Ai tha se qytetarët e zakonshëm ndihmuan në ndalimin e të dyshuarit, i cili mbante “një armë standarde të stilit të thikës”.

Zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino, tha: “Personeli i FBI-së po përgjigjet për të ofruar çdo mbështetje të nevojshme për Zyrën e Sherifit të Qarkut Grand Traverse në hetimin e tyre të sulmeve në Walmart”.

Një video e postuar në internet thuhet se tregon një civil duke e mbajtur sulmuesin nën kërcënimin e armës dhe duke i urdhëruar të lëshojë thikën.

SHBA-të kanë parë një rritje të sulmeve në hapësirat publike, duke përfshirë qendrat tregtare. Në vitin 2019, një persona vrau 22 persona në një ëalmart në El Paso, Teksas.