Vendosni fjalën kyçe....

I vunë kurorë me lule në derën e prindërve, shefi i IKMT-së denoncon në polici: Më kërcënuan


Drejtori i IKMT-së në Shkodër Emiljan Nika ka denoncuar në polici se në portën e banesës së prindërve në Velipojë, i është vënë një kurorë me lule, si simbol kërvënimi.

Nika ka qenë pjesë e ekipit që mori pjesë në operacionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth pak ditë më parë.

Viktima

“Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, është vendosur një kurorë me lule mbi kangjellat e portës. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.”