
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga vazhdimi i aksioneve të inspektorëve tatimorë në tregje të ndryshme të vendit, ku po sekuestrohen produkte si qumështi, bulmeti dhe mishi, të cilat tregtohen pa faturë tatimore dhe jashtë standardeve higjieno-sanitare.
Ky aksion është pjesë e një operacioni më të gjerë të nisur që prej javës së kaluar, i cili synon të godasë informalitetin në tregjet e produkteve ushqimore dhe të garantojë sigurinë e konsumatorëve, veçanërisht gjatë muajve të verës kur rreziku i helmimeve ushqimore rritet ndjeshëm.
Rama ka paralajmëruar se ky operacion do të vijojë pa pushim dhe pa tolerancë për ata që shkelin ligjin, ndërsa ka theksuar se nuk do të ketë më paralajmërime, por vetëm sekuestrim të menjëhershëm për çdo produkt që shitet pa dokumentacion tatimor.