
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur emërime të reja në kupolën drejtuese të policisë në dy qarqe kryesore të vendit.
Me vendimin e fundit, Uljan Shpataraku është emëruar drejtor i Policisë së Korçës, duke zëvendësuar Erion Ahmetin, i cili është transferuar si drejtor i Policisë së Elbasanit.
Ky vendim vjen në vazhdën e ndryshimeve të njëpasnjëshme që janë bërë kohët e fundit në nivel drejtues në komisariate dhe drejtoritë e qarqeve në të gjithë vendin. Arsyet zyrtare të këtyre lëvizjeve nuk janë bërë publike, por ato shihen si pjesë e një riorganizimi më të gjerë në strukturat e Policisë së Shtetit.
Ndryshimet në nivelet drejtuese po ndodhin në një periudhë kur Policia po përballet me sfida të shtuara në fushën e sigurisë publike dhe rendit.