Vendosni fjalën kyçe....

Korea e Jugut mbyll shkollat, shkak rritja e infektimeve të mësuesve dhe nxënësve


Korea e Jugut urdhëroi ditën e martë mbylljen e shumicës së shkollave në Seul dhe zonat përreth, në mënyrë që  të ndërpresë valën e re të infeksioneve. Shumica e nxënësve në vend do t`i rikthehen kështu mësimit online. Autoritetet koreano jugore raportuan të hënën 280 raste të reja me covid-19 për ta çuar në rreth 18 mijë numrin total, si dhe rreth 310 viktima.

Shifrat duken në rënie krahasuar me të dhënat e fundjavës, ku të shtunën u regjistruan thuajse 400 raste të reja në ditë, që është edhe shifra më e lartë që prej muajit Maj.

Autoritetet shëndetësore besojnë se vendi është në prag të një shpërthimi të gjerë të virusit dhe i kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi si dhe të kufizojnë udhëtimet. Madje, autoritetet thonë se janë rritur ndjeshëm edhe rastet me komplikacione serioze.

Të gjithë studentët, me përjashtim të maturantëve, në qytetin e Seulit dhe të provincës Geonggi do t`i bëjnë leksionet online duke filluar prej 11 shtatorit, deklaroi Ministria e Arsimit në vend.

Gjatë javëve të fundit është raportuar për rreth 150 raste të nxënësve të infektuar dhe 43 staf shkolle vetëm në Seul. Autoritetet kanë vendosur maskën si detyrim edhe brenda edhe jashtë në kryeqytet, ndërkohë që vende si kishat, lokalet e natës, dhe aktivitete të tjera me risk të lartë do të mbyllen plotësisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *