
Elbasan- Temperaturat e larta vijojnë të shkaktojnë vatra të reja zjarresh në vend, edhe për shkak të pakujdesisë njerëzore apo akteve të qëllimshme.
Një vatër zjarri ra sot (1 korrik) në një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre, në afërsi të fshatit Balëz, në Elbasan.
Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për lokalizimin e vatrës, për të parandaluar përhapjen e saj dhe kryer shuarjen e plotë.
Ndërkohë po punohet për vënien në kontroll të zjarrit, teksa ndodhen në terren edhe forca të shumta.