
Jamarbër Malltezinë një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçmee cilësoi çështjen si një “gjueti shtrigash” të motivuar politikisht dhe të orkestruar sipas tij nga kryeministri Edi Rama.
“Që nga dita e parë kjo dihet që është një çështje qesharake politike, gjueti shtrigash ku gënjyen pasi doli që toka është e tironsve.
Menjëherë pas urdhrit të Ramës, në kongresin e PS në prill 2022 prokurorët kanë bërë 16 kërkesa brenda muajit në të gjitha institucionet.
Ne do të përballemi me këtë çështje, por në thelb është një çështje pa fakt penal që nisi me kallëzim të rremë të Taulant Ballës.
Rama për SPAK-un është bërë si Voldemort-i, “he who should be named”, por ne do të përballemi me Vlodemortin”, tha ai.