
Ish-prokurori Arjan Ndoja është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar lidhur me atentatin e ndodhur ndaj tij më 1 nëntor 2019, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës.
Përveç Ndojës, për të dëshmuar në seancë është thirrur edhe ish-deputeti Halit Valteri, i cili disa vite më parë publikoi një video të ngjarjes.
Në momentin e atentatit, prokurori ndodhej në automjet së bashku me Aleksandër Lahon (alias Pëllumb Muharremi), i njohur si “Rrumi i Shijakut”, dhe shoferin e tij, Andi Maloku, ish-punonjës policie, i cili humbi jetën si pasojë e të shtënave.