Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me eksploziv në një dyqan motorash në Vlorë


Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik mes banorëve. Sipas BW, lënda plasëse është vendosur në një dyqan motorash.

Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit brenda biznesit nuk ndodhej askush, ndaj nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa shpërthimi është ndier në një pjesë të madhe të qytetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të sulmit. Deri më tani, motivet mbeten të paqarta.