
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Po ashtu, gjykata ka konfirmuar masën e “arrestit shtëpiak” për biznesmenin Elman Abule, të përfshirë në të njëjtën çështje penale.
Avokatët mbrojtës kërkuan ndryshimin e masave të sigurisë, duke ofruar alternativa më të buta si garanci pasurore, por këto kërkesa u refuzuan nga trupi gjykues.