Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësi i IDF-së mesazh të kriptuar krerëve të Iranit (Video)


Zëdhënësi i IDF-së ka shpërndarë një mesah të kriptuar drejtuar krerëve të Iranit.

Në të shfaqet një tabelë shahu me figurat kryesore të Iranit si gurë shahu të rrëzuar dhe me një figurë të fundit të mbetur ende e të rrethuar në një cep.

Ditën e djeshme dhe sot, kryeministri Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë kanë pohuar se do bëjnë atë që duhet, kur janë pyetur nëse ishte në planet e Izraelit eliminimi i kreut supreme të Iranit, Ali Khamenei.

Ndërkohë televizioni shtetëror iranian deklaroi të hënën vonë në mbrëmje se “një valë e re raketash është lëshuar drejt Izraelit” dhe shtoi: “Një sulm i kombinuar raketash dhe dronësh do godasë Haifën dhe Tel Avivin”.

Siria raportoi më herët të hënën në mbrëmje se dy dronë iranianë u rrëzuan brenda vendit në zonën rurale të Daraa-s, përpara se të kalonin në Izrael. Në të njëjtën kohë, Forcat Ajrore Izraelite kapën disa dronë që u lëshuan në territorin izraelit, pas alarmeve që u aktivizuan në Ramat Magshimim dhe Hispin në Lartësitë jugore të Golanit.