Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka integrim në BE pa u diskutuar 11 maji dhe diskutimet në Parlamentin Evropian” – Tabaku


Deputetja e PD-së Jorida Tabaku kërkoi në seancën e sotme një debat për raportin e OSBE-së mbi zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Tabakut, PD-ja ka mbi 60 nisma që nuk diskutohen ndërsa denoncoi deputetët e PS-së se nuk kanë vullnet politik për t’i çuar gjërat përpara.

“Anëtarët e maxhorancës, në Komisionin e Çështjeve Europiane nuk vijnë kur duhet të miratohen ligje. Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet, raportin e OSBE. Edhe ligjet që janë gati, nuk i vendosni në rendin e ditës. PD ka mbi 60 iniciativa dhe nuk diskutohet. Nuk keni vullnet politik për të çuar përpara gjërat. Nuk ka integrim europian, pa diskutuar zgjedhjet dhe diskutimet në PE.” – tha Tabaku.