
Pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit, marina amerikan i dha urdhër shkatërruesit me raketa të drejtuara “USS Thomas Hudner” që të fillonte lundrimin drejt Mesdheut Lindor dhe ka drejtuar një shkatërrues të dytë që të fillojë të lëvizë më pranë Izraelit, tha një zyrtar amerikan për Fox News.
Kjo i bën jehonë një veprimi që SHBA-të bënë në prill 2024 pasi Irani qëlloi raketa balistike drejt Izraelit. Në atë kohë, “USS Carney” dhe “USS Arleigh Burke” i rrëzuan raketat.