Vendosni fjalën kyçe....

Starmer për përshkallëzimit Izrael-Iran: I bëjmë thirrje të gjitha palëve të tërhiqen dhe të ulin tensionet urgjentisht


Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ishte i shqetësuar për sulmet dhe po punonte me partnerët e Lindjes së Mesme për të çtensionuar situatën.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të tërhiqen dhe të ulin tensionet urgjentisht. Përshkallëzimi nuk i shërben askujt në rajon”, tha ai.

“Tani është koha për përmbajtje, qetësi dhe kthim në diplomaci.”

Izraeli nisi sulme të paprecedentë ndaj Iranit, duke goditur objektiva të programit bërthamor dhe udhëheqës ushtarakë. Kryeministri Netanyahu deklaroi se operacioni do të zgjasë disa ditë.

Ushtria izraelite njoftoi përdorimin e 200 avionëve luftarakë. Në hakmarrje, Irani lëshoi mbi 100 dronë drejt Izraelit. Situata mbetet e tensionuar./AP