Halit Valteri është paraqitur sot në SPAK si dëshmitar në procesin gjyqësor kundër Plarent Dervishit dhe Julian Meçes, në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur në nëntor 2019.
Sulmi solli vdekjen e shoferit të Ndojës, Andi Maloku, dhe plagosjen e Landi Muharremit.
Valteri, i cili në atë kohë kishte bërë deklarata publike dhe kishte shpërndarë pamje lidhur me rastin, është thirrur për të sqaruar informacionet që zotëron mbi rrethanat e ngjarjes.