Vendosni fjalën kyçe....

Kim Jong zotohet për mbështetje “pa kushte” për luftën e Rusisë në Ukrainë


Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është zotuar të mbështesë “pa kushte” Rusinë në të gjitha fushat, përfshirë luftën e saj në Ukrainë, njoftuan sot mediat shtetërore, transmeton Anadolu.

Kim përsëriti mbështetjen e vendit të tij gjatë një takimi me sekretarin e Këshillit rus të Sigurisë, Sergei Shoigu, të mërkurën në Phenian, raportoi agjencia qendrore koreane e lajmeve (KCNA).

Ai u zotua të respektojë me përgjegjësi nenet e një traktati të mbrojtjes së ndërsjellë të nënshkruar nga të dy vendet, sipas KCNA.

Udhëheqësi Kim po i referohej Traktatit Gjithëpërfshirës të Partneritetit Strategjik të nënshkruar nga ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin në qershor të vitit të kaluar në Phenian.

Gjatë bisedimeve, të dyja palët konfirmuan konsensusin e qëndrimit të tyre mbi situatën në Ukrainë dhe u zotuan të zhvillojnë lidhje në “marrëdhënie të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse të një partneriteti strategjik”.

Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi të mërkurën se dyshja diskutoi gjithashtu perspektivat për rindërtimin e rajonit të vijës së frontit në Kursk dhe hapat specifikë.