Vendosni fjalën kyçe....

Dosja ARRSH, Bib Ndreca do gjykojë ish-kreun e ARRSH-së dhe dhjetëra të tjerë


Ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi

Gjyqtari Bib Ndreca, i cili është edhe pjesë e treshes së gjyqtarëve që gjykojnë ish-kryeministrin Berisha për dosjen Partizani, është caktuar të gjykojë dosjen ARRSH, pasi ajo mbërriti në Gjykatën e Posaçme nga SPAK.

Të akuzuar për dosjen janë 22 persona, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion e pastrim parash mes të cilëve ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi e bashkëpunëtorët e tij Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Ndërsa 19 personat e tjerë që janë hetuar pa masë sigurie janë, Brunilda Buli, Gentjan Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Ajda Strazimiri, Gezim Noni, Shkelqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa.

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe dy shoqëri,”Net Group” dhe “DAAM”.