
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar si të lidhur ngushtë me pushtetin dhe si pengesë për ndëshkimin e krimeve zgjedhore.
Duke folur pas paraqitjes së tij në SPAK, Berisha deklaroi se Dumani është në krye të një “amnistie për krimet elektorale” dhe një “shërbëtor i shpifur” i ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe ish-kryeprokurorit Arben Rakipi.
“PD ka dorëzuar gjatë fushatës mbi 15 padi të cilat do të kenë fatin e të gjithë partive të tjera, sepse në krye të amastisë së krimit elektoral, qëndron Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdor në shkallë ekstreme nga Rama. Kemi dorëzuar gjatë fushatës me dhjetarë padi.
Prokurorët e tjerë kanë një drejtues dhe ti e pe rastin e Veliajt, nuk të bëri përshtypje se si i arrestuari me firmë të Dumanit, për këtë gjë u bë fajtor Olsi Dado. Për të mbrojtur dumanin ia veshën të gjitha ato që bëri Dumani, Olsi Dados. Edhe po të kenë vullnet me atë që u bë, ata do heshtin”, tha Berisha.