Vendosni fjalën kyçe....

Gara për mandatin e katërt në Lezhë, votat e diasporës mund të ndryshojnë balancat



Ndërsa procesi i numërimit të votave po shkon drejt përmbylljes, gara për mandatin e katërt në qarkun e Lezhës ka hyrë në një fazë kritike, me rezultatet që luhaten votë pas vote.

Sipas të dhënave të deritanishme (pa përfshirë plotësisht votat e diasporës), Partia Demokratike kryeson me 29,483 vota, ndërsa Partia Socialiste ndjek me 27,585, me një diferencë prej 1,898 votash në favor të PD-së.

Por situata ka ndryshuar ndjeshëm me përfshirjen e votave të diasporës. Nga 11,275 zarfe të numëruara deri tani, PS ka siguruar 5,360 vota, ndërsa PD ka marrë 3,868. Kjo ka ngushtuar diferencën në vetëm 406 vota.

Ende pa u numëruar mbeten edhe 566 zarfe të tjera nga diaspora, të cilat mund të jenë vendimtare. Nëse Partia Socialiste arrin të marrë të paktën 407 vota më shumë se PD në këtë pjesë të mbetur, ajo do të sigurojë mandatin e katërt për Lezhën – një mandat me peshë në përllogaritjen kombëtare të mandateve.

Tensioni është i lartë dhe çdo votë që del nga zarfet e mbetura mund të përcaktojë fatin politik të këtij qarku dhe jo vetëm. Beteja për një mandat është kthyer në betejë për çdo votë.