Vendosni fjalën kyçe....

Keir Starmer uron Ramën për fitoren: Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin


Kryeministri britanik Keir Starmer ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar si një “fitore historike”.

Përmes një mesazhi në rrjetin social X, Starmer shkruan:
“Urime @ediramaal për fitoren tuaj historike zgjedhore. Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë së bashku për të ofruar rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona.”

Përveç urimit të kryeministrit britanik, gjatë ditës Rama ka marrë përgëzime edhe nga liderë të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, kryeministren italiane Giorgia Meloni si dhe presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.