Vendosni fjalën kyçe....

PSG-ja pa gabime ndaj Arsenalit, ndaj Interit për historinë


PSG-ja do ndeshet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve që luhet në  Mynih.

Ekipi francez e fiti edhe ndeshjen e dytë, kësaj radhe në shtëpi pas suksesit në Londër një javë më parë duke shuar ëndrrën e Arsenalit për finalen e dytë në histori pas asaj të humbur me Barcelonën në vitin 2006.

PSG-ja e trajnerit spanjoll Enrike u tregua më e saktë para porte duke shënuar dy gola, përballë një goli të Arsenalit.

Edhe për PSG-në kjo ëshë finalja e dytë në histori pas asaj të humbur me Bajernin në vitin 2020.