
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një komentuesje në rrjetet sociale, duke u shprehur se edhe vetë është i pakënaqur për shumë gjëra, por kjo pakënaqësi është një shtysë për të qenë më ambicioz dhe për të punuar më mirë.
Ai shtoi se edhe ai personalisht ndjen pakënaqësi për shumë gjëra dhe kjo është arsyeja pse përpiqet të bëjë më mirë.
Rama theksoi se shumica e shqiptarëve e shohin dhe e ndjejnë ndryshimin që ka ndodhur në vend, të cilin ai e cilësoi si rezultat i përpjekjeve të qeverisë dhe mbështetjes së qytetarëve. Sipas tij, Shqipëria nuk është më një vend i nënvlerësuar në sytë e botës, por tashmë respektohet dhe besohet, duke qenë pjesë e tryezës së integrimit evropian.
“Shqiptarët janë në të drejtën e zotit dhe të të zotit të shtëpisë të ankohen sa ta shohin rë nevojshme. Shprehja e pakënaqësisë tregon se ka jo vetëm vend për më shumë por edhe ambicie për më shumë.
Unë jam vetë vetë i pakënaqur në shumë gjëra dhe prandaj jam shumë ambicioz për t’i bërë më mirë. Pa diskutim që shëqiptarët nuk duan vetëm të vuajn por shumica e sheh ndryshimin sepse e prek ndryshimin, e ndjen dhe ndjen në radhë të parë atë gjë të madhe që ka ndodhur.
Nuk ka ardhur nga qielli por si rezultat i përpjekjes dhe mbështetjes së madhe të shqiptarëve. Që është që shqiptarët sot nuk janë më njerëz që shihen si njerëz pa asnjë vlerë.
Nga një vend që nuk gëzonte respekt se vlerësim jo e jo, sot jemi një vend që respektohet që vlerësohet dhe besohet. Dhe sot jemi të ulur në tryezën e marrëveshjes së madhe, të krushqisë me familjen e madhe dhe të bashkuar evropiane.
Kështu që shqiptarët janë të qartë, shumica dërrmuese janë të qartë dhe pjesa tjetër kanë nevojë të hapin sytë.
Në atë pjesë ke nevojë të hapesh sytë edhe ti, të shohësh realitetin, patjetër të kritikosh ato që nuk shkojnë.
Padiskutim nuk je e detyruar të pëlqesh apo të aprovosh atë që them e bëj unë por në asnjë mënyrë me kënetën, me hijet e së shkuarës, me një politikan të lashtë dhe të dëshpëruar e të pashpresë që e marrin vërdallë nëpër Shqipëri për hallet personale të tij.
Në asnjë mënyrë sepse e thoshte bukur një komentator duhet të kujdesemi ne për pleqtë në atë fazë ku është edhe ai katrani me bojë dhe jo të kujdesen pleqtë për ne. Kjo është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.”, tha Rama.