Vendosni fjalën kyçe....

Klevis Balliu me të rinjtë: Do jenë prioritet absolut, mbështetje dhe stimuj financiarë


Kandidati i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, gjatë një takimi me të rinjtë në kryeqytet ka vënë theksin se të rinjtë do jenë prioritet absolut.

Balliu tha se largimi i të rinjve nga vendi ka ardhur si pasojë e lënies në harresë nga qeveria e Ramës.

Përgjatë takimit, Balliu iu ka garantuar të rinjve se deri nën moshën 30 vjeç, askush s’do ketë detyrime shoqërore dhe shëndetësore në 12 muajt e parë të punësimit të tyre.

Ai gjithashtu nënvizoi se mbështetje do ketë edhe arsimi profesional ku studentët më të mirë do mbështeten me stimuj financiarë për investimet e tyre private.

 

Postimi i Klevis Balliut:

Të rijntë nuk do të largohen më, ata do të jenë prioritet absolut.

Të rijntë me qeverinë aktuale në pushtet janë lënë në harresë dhe ata zgjedhin të largohen.

Pas 11 Maj të rinjtë do të jenë pritoritet i qeverisë.

Për rininë nën 30 vjec do të ketë 0 detyrime per sigurime shoqerore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit.

Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjec.

Stimuj financiarë dhe investitorët nën 35 vjec që duan të investojnë në start up inovaciom blu dhe green energy.

Mbështetje e arsimit profesional në fushat prioritare si teknologjia e informacionit dhe inovacionit,cdo vit 50 studentët më të mirë do të marrin mbështetje financiare për të hap një biznes nga 5 deri ne 30 mijë euro, 50 studentet e tjerë do ti paguhet për dy vite interesi i kredisë sipërmarrëse nga bankat.

Rinia prioritet absolut për ne.

Voto 1