
Deputeti i PD-së dhe kandidati për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama në këtë qark.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi ka krahasuar objektivat e Ramës me premtimet e tij të parealizuara, duke përmendur shëndetësinë falas, legalizimet, subvencionet në bujqësi, uljen e taksave dhe rritjen e pensioneve.
Ai ka kritikuar përzgjedhjen e kandidatëve të PS-së, duke akuzuar Ramën se ka vendosur në krye persona të dyshuar për korrupsion dhe nën hetim nga SPAK, si dhe figura të lidhura me afera abuzive.