Vendosni fjalën kyçe....

Prokurorët boshnjakë urdhërojnë arrestimin e kreut të serbëve të Bosnjës Dodik


Prokurorët e shtetit boshnjak urdhëruan sot arrestimin e kreut të serbëve të Bosnjës Milorad Dodik dhe ndihmësve të tij për mosbindjen për t’u paraqitur në gjykatë. Vendimi u mor dy javë pas një rasti të veçantë në të cilin Dodik u dënua me një vit burg për kundërshtimin e vendimeve të një të dërguari ndërkombëtar për paqen, tha një zëdhënës i agjencisë së sigurimit shtetëror, SIPA.

Prokurorët kanë kërkuar ndihmën e SIPA-s për arrestimin, që vjen pasi Dodik dhe ndihmësit nuk iu bindën një thirrje gjyqësore. Nuk është e qartë nëse plani është të arrestohetj Dodik apo të shoqërohet për t’iu përgjigjur thirrjes, shkruan Reuters.

Zyra e prokurorit të shtetit po hetonte Dodik, presidentin nacionalist të Republikës autonome Serbe të Bosnjës, për atë që e përshkroi si një sulm ndaj rendit kushtetues pasi ai filloi miratimin e ligjeve që ndalonin gjyqësorin dhe policinë shtetërore nga rajoni i drejtuar prej tij, pas dënimi.

“Ne kemi marrë një kërkesë nga policia gjyqësore e Bosnjë dhe Hercegovinës për t’i ndihmuar ata,” tha zëdhënësja e SIPA-s, Jelena Miovcic.

Televizioni i Republikës Serbe, duke cituar qeverinë rajonale, raportoi se prokuroria shtetërore ka urdhëruar gjithashtu arrestimin e kryeministrit të Republikës Serbe të Bosnjës Radovan Viskovic dhe presidentit të parlamentit rajonal Nenad Stevandiç për shmangien e thirrjeve në rastin e sulmit ndaj rendit kushtetues.

Republika Serbe është një nga dy rajonet e krijuara për t’i dhënë fund një lufte të viteve 1992-1995 që vrau më shumë se 1000,000 njerëz në Bosnjën multietnike.