Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 11 Majit, Lëvizja Bashkë prezanton kandidatët për Tiranën


Lëvizja Bashkë ka prezantuar listën e kandidatëve në qarkun Tiranë për zgjedhjet e 11 majit.

Lista e mbyllur përfshin 12 kandidatë ndërsa kreu  i partisë, Arlind Qori renditet i dyti.

Në shënimin e lëvizjes në Facebook, theksohet se kandidatët përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore nga të rinjtë, punëtorët e profesionistët deri te pensionistët.

“Lëvizja BASHKË po e nis prezantimin publik të kandidatëve të saj nga qarku i Tiranës. Mes tyre janë aktivistë, intelektualë, profesionistë, punëtorë, pensionistë, të rinj, sipërmarrës dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme. Ju ftojmë ta lexoni.” – thuhet në postimin e Lëizjes Bashkë.