Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Konferencës së Mynihut përlotet në ceremoninë e mbylljes (Video)


Kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynih (MSC) Christoph Heusgen, u emocionua dhe përlot në ceremoninë e mbylljes, duke shënuar fundin e mandatit të tij si kryetar i MSC, që e mori në vitin 2022.

Heusgen në fjalën e tij përmbyllëse falënderoi krerët evropianë dhe veçanërisht presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe zv.nënpresidentin amerikan JD Vance.

Fjalimi i zotit Vance ku ai kritikoi Evropën për një shtypje të supozuar të fjalës së lirë dhe mungesën e demokracisë mori reagime nga krerë të ndryshëm evropianë, përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz.