Vendosni fjalën kyçe....

Meta në Konventën e PL: Rama po bën maskaradë antikushtetuese, ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë


Ilir Meta përmes një audio të regjistruar në Punimet e Konventës së Partisë së Lirisë  në Tiranë theksoi se Partia e Lirisë do të përmbysë modelin ekonomik që mbështet vetëm ndërtimin, do të ulë ndjeshëm çmimet e naftës dhe theksoi se është e domosdoshme të përmbyset ky regjim, për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e shqiptarëve, duke i parandaluar ata që të kthehen në “skllevër modernë” në vendin e tyre.

“Çfarë mashtruesi. Çdo nismë e kryeministrit Edi Rama është dështim. Ka qytetarë që thonë se kjo kompani i ka lënë në mes të rrugës.

Do të përmbysim modelin ekonomik që mbështet vetëm ndërtimin. Do ta ulim ndjeshëm edhe çmimin e naftës. Duhet ta përmbysim këtë regjim, që fëmijët tanë mos të kthehen në skllevër modernë në vendin e tyre.

Rama po largon çdo gjyqtar me integritet në GJK, që mos ketë asnjë mendim pakice, duke u kthyer në Duman-republikë.

Rama po bën maskaradë antikushtetuese. Rama ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë.”

Ndër të tjera Meta kerkoi angazhim të plotë nga qytetarët dhe mbështetësit e tij për të larguar regjimin e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar 11 majin si një mundësi historike për të ndryshuar fatin e Shqipërisë. 

Ai shtoi se askush, as Rama dhe as Dumani, nuk mund ta largojnë atë nga politika, dhe se do të zgjidhet deputet nga qytetarët e Shqipërisë dhe ata që votojnë në diasporë. 

“Ju kërkoj angazhim, që të largojmë këtë regjim antikombëtar. 11 maji mundësi historike për të larguar atë, që ka mbjellë mjerimin në vend.

Ilir Metën nuk e largon nga politika as Rama, as Dumani, askush, do të zgjidhem deputet nga qytetarët e Shqipërisë, por edhe ata që do të votojnë kudo në diasporë.

Ju kërkoj të shumëfishoni përpjekjet tuaja, që t’i japim fund kësaj drame dhe të arkivojmë këtë Rilindje, që ishte drama më e madhe për popullin shqiptar. Kauzat tona janë të shenjta për popullin shqiptar. “