Vendosni fjalën kyçe....

Pas 9 orësh debat dëshmia e Beqajt dështoi, Komisioni rimblidhet sot në orën 10:30


Dita e dytë e mbledhjes së Komisionit Hetimor të Shëndetësisë do të mbahet sot, më 13 nëntor, ku pritet të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Dje, pas mbi 9 orë diskutimesh dhe debateve të ashpra mes deputetëve të PD-së dhe PS-së, dëshmia e Beqajt dështoi, duke lënë pa finalizim hetimin. Pas kërkesës së Plarent Ndrecës, dëshmia e tij u shty për sot, në orën 10:30.

Ish-ministri Ilir Beqaj u rikthye në Kuvend mëngjesin e 12 nëntorit, i prangosur dhe i shoqëruar nga policia. Ai u mundua të mbulonte prangat me xhaketë për të shmangur vëmendjen e medias.