Deputetja demokrate Ina Zhupa pohoi mbrëmjen e sotme se PD-ja e nisi vitin e përçarë po tani është më e bashkuar.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo tha se opozita e ka demaskuar atë që e quajti pseudo parlamentarizëm si dhe qeverinë Rama.
“Duke bërë një bilanc për PD-në gjatë vitit 2023, ajo tha se partia e nisi vitin më të përçarë, por tani është më e bashkuar. “PD e nisi vitin më të përçarë dhe është më e bashkuar. Po e përfundoi viti duke demaskuar këtë pseudo parlamentarizëm. Sot ka më shumë bashkim të demokratëve dhe demaskim të qeverisë.” – tha Zhupa.
Më tej ajo komentoi mosbindjen civile për të cilën bëri thirrje ish-kryeministri teksa theksoi se protesta e opozitës nuk ka lidhje me emrin e Berishës po në mbrojtje të Kushtetutës.
“Mosbindja civile dhe protestat tona nuk lidhen me emrin e Sali Berishës. Protesta e fundit ka qenë në mbrojtje të Kushtetutës. Kjo nuk ndodhi se Berisha do të jetë mbi ligjin, por nuk do që të jetë nën ligjin. Militantët janë të motivuar më shumë dhe këtë e kuptojmë tek strukturat. Protestat janë një nga elementët që militanti vjen dhe shpreh mbështetjen e tij.” – shtoi Zhupa.