Vendosni fjalën kyçe....

Prokurorët e SPAK-ut vijojnë vizitën në Washington, leksione në Departamentin përgjegjës për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit publik


Ekipi i OPDAT-it nga Ambasada e SHBA në Tiranë vazhdoi vizitën në Washington së bashku me zyrtarë të SPAK-ut.

Shefi i SPAK-ut Altin Dumani u takua me shefin e Njësisë së Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit publik në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e SPAK-ut u takuan me ekipe të tjera të Departamentit të Drejtësisë dhe gjithashtu vizituan bibliotekën në godinën kryesore të drejtësisë. Grupi do të vazhdojë turin studimor në Uashington me vizita në Departamentin e Shtetit të SHBA, Administratën kundër Narkotikëve (DEA) dhe Byronë Federale të Hetimit (FBI), informoi sot ambasada amerikane.

Vizita e prokurorëve me në krye Altin Dumanin në Washington, u paralajmërua më herët nga Hahstag.al.