Studentët e Mjekësisë pritet të takojnë presidentin Begaj.
Pas përfundimit të takimit ata kanë njoftuar një konferencë shtypi.
Takimi vjen pak ditë pas parlamenti në seancën e fundit maratonë miratoi ligjin që i ndalon ata të largohen nga vendi për një periudhë 5-vjeçare pas përfundimit të studimeve.
Studentët kanë thënë më herët në protestat kundër ligjit se do e çojnë atë në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tyre ligji është diskriminues dhe do i detyrojë të regjistrohen në universitetet private të Mjekësisë.