Vendosni fjalën kyçe....

Tre policët e Kosovës dalin sot para Gjykatës Serbe


Tre efektivët kosovarë të rrëmbyer nga njësitë speciale serbe të mërkurën (14 qershor) ndodhen në Kralevë të Serbisë.

Ata do të dalin para gjykatës për të mësuar masën e arrestit.

Një avokat serb shkruan në Tëitter për vendodhjen e tyre dhe daljen para Prokurorit të Lartë Publik.

“Tre policët e Kosovës të arrestuar, R.Z., B.S. dhe M.S ndodhen në Kraljevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kraljevë.

Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kraljevë do të vendos nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendos nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh.

E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor”-shkruan Avokati serb.