Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Shijak


Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin Borakë të Shijakut.

Shtetasi K.G dyshohet se ka plagosur pas një konflikti shtetasin A.F.

Policia njofton se janë në kërkim të autorit të dyshuar të plagosjes .

Rreth orës 20:25, në fshatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”-njofton policia.