Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq shkakton defekte/ OSHEE: Situata është normalizuar në 70% të fidrave të prekur


Moti i keq ka shkaktuar defekte në linjat elektrike në zonat rurale. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë një përditësim të situatës, duke thënë se në raport me mbrëmjen e kaluar, të dhënat nga terreni paraqesin situatë të normalizuar në 70% të fidrave të prekur.

Si pasojë e motit të keq në një pjesë të vendit, disa linja të OSSH pësuan avari, kryesisht në zonat rurale ku rrjeti është ajror dhe përshkon distancë të gjatë.

Në raport me mbrëmjen e djeshme, të dhënat nga terreni paraqesin situatë të normalizuar në 70% të fidrave të prekur.

Nënvizojmë se rajonet me probleme të theksuara si Lushnja dhe Vlora, aktualisht paraqiten në gjendje stabël.

Është punuar gjatë për riparimin e dy linjave 35kV nga ana e OSSH në zonat Fier dhe Sarandë.

Theksojmë se sa i përket furnizimit me energji elektrike të Hidrovoreve, të gjithe fiderat, Nst si dhe linjat 35 kV ndodhen në funksion të plotë.”– thuhet në njoftimin e OSHEE-së.