Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Alimehmeti fton mbështetësit e tij në prezantimin e kandidatëve për Tiranën


Ilir Alimehmeti, i cili është një nga kandidatët e primareve që po organizohen nga PD në kryeqytet, iu ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të marrin pjesë në prezantimin e kandidatëve të PD-së për Tiranën.

Prezantimi do bëhet të shtunën me datë 19 nëntor.

“Miq, anëtarë dhe dashamirës të degës 1 dhe të degës 2 të Tiranës, ju ftoj të merrni pjesë në prezantimin me kandidatët për Tiranën. Takimi zhvillohet nesër, datë 19 nëntor, ora 11:00 te Fusha e Ali Demit. Mirë u takofshim!”- shkruan Alimehmeti në një postim në rrjetet sociale.

Ilir Alimehmeti prezantoi zyrtarisht kandidaturën e tij për bashkinë e Tiranës në Primaret e PD-së, për t’u përballur më pas në zgjedhjet lokale me Erion Veliajn i cili do të rikandidojë për një mandat të tretë.