Vendosni fjalën kyçe....

Hakerat nxorën dhe foton e saj, Elisa Spiropali: S’ka më jo turp po as minimum sensi logjik, ç’lidhje kam unë me listën e të dyshuarve të Policisë


Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të sotëm të hakerave të “Homeland Justice”, me të dhënat nga sistemi MEMEX i policisë shqiptare për persona të dyshuar. Kjo pasi mes shumë të tjerëve, hakerat kanë nxjerrë edhe foton e saj.

Spiropali thotë se të dhënat e shpërndara nuk kanë lidhje me emrat e përmendur dhe kritikon mediet se nuk bëjnë analizën e duhur duke mos pasur më “jo turp” siç shprehet ajo, po as sens logjik.

“S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde!

Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën.

Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake!”– shkruan Spiropali.