Vendosni fjalën kyçe....

Dashnor Sula: Jeni bërë më keq se Enveri, çmimet janë rritur, rinia ka ikur e në vend kemi ngelur vetëm pleqtë


Deputeti demokrat Dashnor Sula shpalosi sot në Kuvend një pankartë me çmimet e rritura. Këtë ai e bëri në kohën kur po fliste në foltore ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, e cila po prezantonte paketën anti-krizë.

Sula ka shpalosur një tabelë ku ka bërë ndryshimin e rritjes drastike të çmimeve në vetëm një vit.

Në banderolën e Sulës bie në sy një rritje e çmimit të bukës masive dhe miellit me 50%, por edhe e produkteve të tjera bazë.

Më vonë kur mori fjalën në foltore edhe ai, Sula tha qeveria po i varfëron shqiptarët dhe s’po i ndihmon ata.

“Si mund të gënjejë robi? Kam marr çmimet në supermarket, shtator 2021 shtator 2022. Janë rritur, makaronat, buka, orizi, kosi, djathi, veza, gjalpi. Pra është dyfishuar çmimi brenda një viti. Tha ministrja që kemi rritur indeksin edhe për pensionistët.

Po, i ke rritur po ke bërë indeksimin, a e dini që për tre muaj i dhatë 30 mijë lekë të vjetra pensionistëve, e më pas si dhatë më. 10 bukë e 5 feta keni dhënë. Jepini më shumë, ndërsa Kosova i dyfishoi ndihmën ekonomike familjeve në nevojë. U tha që paga minimale do të shkojë 340 mijë lekë, 20 mijë të vjetra, i bie 15 bukë në muaj. Kjo është e vërteta. Duhet të kuptojmë një gjë që jeni shkëputur nga realiteti. A besoni se ka njerëz në Shqipëri? Nuk ka njerëz më, nëse regjimi i Hoxhës të fuste në burg, të internonte apo vriste, ju keni gjetur rrugën më të thjeshtë, përzeni demokratët, fukarenjtë, e mbani administratën për vota. Gjithçka e bëni vetëmpër fushatë elektorale. Këtu kanë mbetur vetëm pleqtë. Të rinjtë e të rejat që shpenzojnë kanë ikur, në Gjermani, Angli. Po shihni gomonet në La Mansh si po ikin shqiptarët. Këto janë të vërtetat.”– tha Sula.